Kreu i nismës qytetare “Mbijetesa serbe”, Aleksander Arsenijeviq është kërcënuar nga një inspektor komunal i Komunës Veriore të Mitrovicës pasi Arsenijeviq e kishte telefonuar dhe kishte raportuar për punime në shëtitoren përpara selisë së Listës Serbe në veri, shkruan Kossev.
Aresnijeviq thotë se të njëjtin e ka lajmëruar edhe në Policinë e Kosovës.
Ndërkohë siç raporton Kossev, inspektori komunal aktualisht është duke u intervistuar nga Policia e Kosovës, derisa përpara stacionit policor janë grumbulluar një numër i vogël serbësh.
Avokati Nebojsha Vlajiq në një prononcim për portalin e KoSSev ka deklaruar se inspektori komunal është paraqitur vetë në stacionin policor.
“Ai ka ardhur me vullnetin e tij sepse ka dashur ta sqarojë këtë situatë, të cilën nuk e ka shkaktuar dhe që i shkakton vetëm shqetësim”, ka thënë avokati i inspektorit komunal.