Kjo është 21-vjeçarja që fut “në kurth” burrat që tradhëtojnë, paguhet nga gratë e martuara

Një bukuroshe britanike ka treguar se si një burrë i martuar i dërgoi asaj mesazh dhe pretendonte që të kishte një lidhje me të duke e gënjyer. Burri i martuar i tha 21-vjeçares se ishte i ve dhe nuk i tregoi asaj moshën e vërtetë.

Dani Bose, 21 vjeç, ka treguar në Tik-tok historinë me burrin e martuar, që kërkonte një të dashur, por nuk e dinte që po binte në një “kurth”.

Në kohën e saj të lirë, Bose fiton para duke ngritur kurth burrave.

Ajo paguhet nga gra për të flirtruar me të dashurit ose burrat e tyre përmes internetit pë të parë nëse ata do ta pësojnë

Në videot e saj të fundit, zeshkania zbuloi se ishte kontaktuar nga një grua e shqetësuar duke dashur të dinte nëse bashkëshorti i saj prej 30 vitesh po tradhtonte.

Bose vendosi ta pranonte ofertën e gruas dhe i dërgoi mesazh burrit të martuar në ËhatsApp.

Pas një bisede të sjellshme, burri papritmas filloi të flirtonte, duke pyetur për moshën e Bose. 21-vjeçarja iu përgjigj se ishte 28 vjeç përpara se burri, i cili në fakt ishte 53, t’i thoshte se ishte 42 vjeç.

Provokimet e 21-vjeçares vazhduan më tej dhe burri kërkoi t’i rezervonte asaj një suitë në një hotel aty pranë. Mirëpo, kjo histori nuk zgjati shumë dhe e reja i tregoi gruas së tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *