Aktorja Cameron Diaz akuzohet se është treguar jashtëzakonisht e vrazhdë me disa punonjës të një reviste, duke thënë: “Shpresoj të sëmureni me kancer”.
Sipas Page Six, themeluesi i Rolling Stone, Jann Wenner ka thënë se aktorja është treguar e pasjellshme me një punonjës.
Jann tregoi incidentin që ndodhi në mesin e viteve 2000 gjatë kohës që ai zotëronte “Us Weekly”, me një aktore që u fotografua duke u puthur me Justin Timberlake në det. Edhe pse nuk e përmendi emrin e aktores, ai nënkuptoi se bëhej fjalë për aktoren Cameron Diaz, sipas Page Six.
Asokohe, aktorja u bë kryefjalë e mediave pasi u fotografua me Timberlake në Hawaii në vitin 2006 – gjë që duket se përputhet me afatin kohor të përshkruar nga Jann. “Shpresoj që të sëmuresh nga kanceri”, besohet se i ka thënë aktorja njërit prej punonjësve të revistës së njohur.