Shota Baraliu ka disa ditë që është larguar nga Big Brother VIP Kosova.
Por, pavarsisht daljes ajo është duke u komentuar ende brenda shtëpisë nga ish-mikeshat e saj, Ana dhe Arta.
Dyshja janë shprehur të dëshpëruara nga mendimet e Shotës mbi tema të caktuara, që duket të kenë shkaktuar hatër mbetje mes tyre.
Arta tha se nuk do të rrinte kurre më kësi llojë njëriu.
“Kurrë në jetë, shtatë milionë falje të mi kërkojë, ia pranoj por e vërteta qëndron. I kam shkuar nerva. Nuk më ka çuditur sepse i kam dëgjuar plot detaje tjera, send që pritet. Një njeri i tillë, mua nuk më çuditë. Unë s’do të rrija me asi lloj njeriu”, ka thënë Arta.
Ndërsa, Ana ka thënë se ajo personalisht i lufton njerëzit me mendime si të Shotës, prandaj nuk sheh më arsye të ketë shoqëri me të.
“Mua më ka çuditur. E kam ditur që ajo flet dhe shprehet me fjalë vulgare, por për shumë sende nuk e kam ditur që mendon përnjëmend ashtu. Pastaj, ajo çfarë thoshte i bie që ‘ti përnjëmend’ mendon edhe për mua ashtu, veç s’ke mundur ta thuash kurrë. Unë këta njerëz i luftoj, s’kam pse rri me të”, ka thënë Ana.