Kina propozon që fëmijëve t’iu kufizohet koha e përdorimit të telefonëve

Mbikqyrësi i Internetit në Kinë ka përcaktuar rregulluar për të frenuar sasinë e kohës që fëmijët e shpenzojnë në telefonët e tyre intelegjent.

Administrata e Hapësirës Kibernetike e Kinës publikoi të mërkurën draftin e udhëzimeve në faqen e saj, duke deklaruar se të miturit nuk do të lejohen të përdorin shumicën e shërbimeve të internetit në pajisjet celulare nga ora 22:00 deri në orën 6 të mëngjesit dhe se fëmijët nga mosha 16 deri në 18 vjeç do të mund të përdorin internetin vetëm për dy orë në ditë.

Fëmijët nga mosha 8 deri në 15 vjeç do të lejohen vetëm një orë në ditë, ndërsa ata nën 8 vjeç vetëm 40 minuta, shkruan Associated Press, transmeton Klankosova.tv.

Vetëm disa shërbime, të tilla si aplikacione ose platforma që konsiderohen të përshtatshme për zhvillimin fizik dhe mendor të të miturve, do të përjashtohen. CAC (Administrata e Hapësirës Kibernetike të Kinës) nuk specifikoi se cilat shërbime të internetit do të lejohen të përjashtohen, transmeton Klankosova.tv.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *