Kim Kardashian pati një takim të sikletshëm me Anna Wintour dhe Sarah Jessica Parker gjatë shfaqjes së ‘Fendi’-t të Javës së Modës në New York.
Në një video 11 sekondash të TikTok-ut të postuar nga revista franceze Madame Figaro, Kardashian dhe Parker qëndruan pranë njëri-tjetrit, duke duartrokitur, teksa modelet bënin ecjen e tyre të fundit.
Wintour, e cila ishte ulur në anën tjetër të pistës, shkoi për të përshëndetur Parker – por Kardashian mendoi se po vinte tek ajo, shkruan DailyMail.
Në klip, Kim shihet duke buzëqeshur e ngazëllyer në drejtim të Anës, ndërsa kryeredaktorja e “Vogue” eci drejt saj dhe Sarahs.
Por në vend që të kthente përshëndetjen yllit të “Keeping Up With the Kardashians”, Anna zgjodhi të mbështetej për një përqafim me Sarën