Kida thekson linjat trupore në veshjen plot stil

Këngëtarja e njohur shqiptare, Kida krahas angazhimeve të shumta nuk i lë anash as rrjetet sociale.

Autorja e “Uru” edhe së fundmi iu ka qëndruar afër fansave me postime të ndryshme dhe fotosesione atrkaitve.

Një të tillë, Orhidea Latifi (emri i plotë) e solli edhe së fundmi teksa u shfaqë joshëse dhe me plot stil.

Foto: Kida/Instagram

Kida kishte veshur një kostum xhinsi që përbëhej nga një bluzë pa mëngë e mbyll tek pjesa e qafës ndërsa e la të zbërthyer për të zbuluar barkun.

Edhe pantallonat ishin të kombinuar me pjesën e sipër, ndërsa ishin të shkurtër dhe të gjerë.

Foto: Kida/Instagram

Për të kompletuar dukjen, Kida vendosi një palë syze, aksesor dhe këpucë me taka.

“Duke e mbajtur 10/10”, ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e imazheve, në të cilat dukej në super formë.

Ndryshe, projekti i fundit nga Kida është ai me Lyrical Son dhe MC Kresha “Fluturu”. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *