Dy këngëtar të dashur për publikun.
Bëhet fjalë për Kidën dhe Butrint Imerin të cilët sapo paralajmëruan bashkëpunimin e radhës, shkruan gazeta Neutral.
Këtë e kanë bërë të ditur vetë artistët përmes rrjetit social Instagram.
“Verë e nxehtë”, ishte mbishkrimi i tyre.
Përndryshe, ky nuk është bashkëpunimi i tyre i parë, pasi artistët kishin edhe këngën ‘Dale’ ku pjesë e kësaj ishte edhe rep artisti Ledri.