Këngëtarja Kida është ndër të rrallat artiste shqiptare që ka arritur të mbajë larg mediave e publikut jetën e saj private.
Sa herë që është pyetur për ndonjë lidhje të mundshme, Kida ka pohuar se është single, por duket se pushimet e kësaj vere Kidën e kanë nxjerrë zbuluar.
Kida si duket është duke kaluar pushimet me të dashurin shqiptar i cili jeton në Dubai.
Në fotografitë që ka siguruar “Zëri.info”, Kida është parë në Ulqin bashkë me Ajbin, të dashurin e saj.
Përveç dashurisë, Kida në këtë kohë është duke shijuar sukseset edhe në muzikë, ku ka publikuar disa bashkëpunime të cilat po e përcjellin verën e këtij viti.