Kica – Xhelili kritikon qeverinë për buxhetin e ndarë për tekstet shkollore

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica – Xhelili, ka kritikuar qeverinë për rreth 13 milionët e ndara për tekste dhe materiale shkollore.

Kica – Xhelili tha se qeveria e anuloi tenderin 4.8 milionë euro për librat shkollorë, ndërsa sot japin 6 milionë për po atë produkt.

“Nga dikur 8 milion në 13 si total, po kamuflojnë koston shtesë kinse në emër të materialeve tjera shkollore, sepse u dëshmua që librat po u kushtojnë prindërve më shtrenjtë se kur i kontraktonte ministria me tender. Bonus: nervoza; koha; transporti”.

“Domethënë, atyre bizneseve që dikur thonin “po zhvatin para publike” me tender, përmes subvencionimit po u japin sërish të holla, veçse me kosto shtesë. Por, duke i demonizuar po ato biznese”, tha ajo, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, ajo tha se pushteti me shumë gjasë e ka seriozisht konceptin se “40 për qind janë analfabetë funksionalë”.

“E kanë thënë. E kanë shkruar. E mendojnë. Llogarisin në këtë. Ndryshe nuk kuptohen veprimet e tyre. Shoqëria jonë nënvlerësimin s’po e përjeton për herë të parë. As fyerjen. As mashtrimin”.

“Gjatë fushatës së janarit 2021, një plak i pat thënë Kryeministrit: ‘mas sa vjete pe nrroj dorën për herë t’parë. Kujdes, mos m’shtin, se për ty e nrroj n’dakik’”, shkroi Kica – Xhelili.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *