Kiara Tito nuk ka dyshim se është një nga emrat më të përfolur gjatë këtij viti në showbizin shqiptar e faqet rozë.
Bukuroshja, e cila ndiqet nga mbi 700 mijë njerëz në Instagram, po vazhdon të jetë në formë dhe shumë e pëlqyer.
Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 2 së fundmi ka realizuar një fotosesion të ri, me anë të të cilit ka marrë vëmendje me linjat trupore.
Ajo shfaqet në fustane të ndryshme në setin e realizuar nga fotografi Klevin Halili.
Komplimentet ndërkohë nuk munguan në pjesën për komente nga miqtë e ndjekësit.
Prezantuesja shqiptare momentalisht është shumë e kërkuar në fushën e modelingut për shkak të famës së madhe që ka arritur.
Ndonëse njihej prej vitesh, Tito arriti kulmin e famës gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.