Banorja e ‘Big Brother Albania’ Kiara Tito, pasi u zgjodh fituese per sfiden e kapitenit, spektaklin e së martes ajo pati avantazhe. Fillimisht Kiarës iu mundësua që merrte disa informacione nga jasht të cilat nuk është se i priti dhe aq mirë, e qe pikërisht kishin të bëjnë me sjelljen e saj qe shpesh shfaq ndaj Luizit.
Pas kësaj Kiarën e priti një tjetër avantazh. Nominimet ‘zingjir shpëtimi’ filluan me Kiarën, ku kjo e fundit shpëton Keisin dhe jo Luizin. Si rezultat, Luizi shkoi në nominim sepse mbeti në katërshen e fundit të zingjirit që nuk arritën të shpëtoheshin më herët nga banorët dhe mbetën në fund.
/Neutral/