Mbrëmjen e djeshme (e shtunë) Luiz Ejlli në Big Brother VIP Albania u befasua nga nëna e tij.
Ajo kishte ardhur nga Amerika për ta befasuar të birin, teksa iu bë një skenë e improvizuar si Shkodra.
Takimi i tyre pas 126 ditëve u komentua edhe nga partnerja e artistit shkodran, moderatorja e Kiara Tito.
Prezantuesja dhe ish-banorja e Big Brother këtë moment e cilësoi më të bukurin që ka ndodhur përgjatë kësaj kohe.
“Momenti më i bukur i këtij Big Brotheri”, ka shkruar ajo.
Kiara përndryshe thuhet se është takuar me të ëmën e Luizit, pasi ajo këtë periudhë ndodhej në Tiranë.
Në BBVA finalisti i fundit u shpall Kristi Aliaj, gjersa dy banorët që u larguan nga gara ishin: Nita Latifi dhe Qetsor Ferunaj.