Kiara i paska lënë një shije të keqe Ermionës! Për të, ajo dhe Olta janë e njëjta “kategori

Ermiona Lekbello ka reaguar sërish pas përjashtimit të saj nga “Big Brother Vip” mëngjesin e sotëm. Ish-miss-i me anë të një postimi tjetër në Instagram, ka falenderuar të gjithë ata që ia bënë më të bukur dhe të lehtë qëndrimin e saj në shtëpi.

Lekbello i kërkoi ndjesë edhe adhuruesve të saj, për shkak se doli nga “BBV”, duke u shprehur që nuk mund të qëndronte më me hienat.

Sipas Ermionës në këtë grup nuk bënin pjesë vetëm Luizi, Kristi dhe Keisi, ndërsa pjesa tjetër përfshirë edhe Kiarën i cilësoi hiena.

“Falenderoj të gjithë ju me zemër që më mbështetët gjatë qëndrimit tim në shtëpinë e BBV2. Nje falenderim i veçante i shkon Luizit, që më ndejti afër dhe më përkrahu në këtë rrugëtim .

Luizi u mundua gjatë gjithë natës të më ndalonte për të mos dalë jashtë nga shtëpia, por ishte i pamundur qëndrimi në atë shtëpi të rrethuar me hiena, duke përjashtuar Kristin dhe Kejsin që dhe ata i dua fort .

Me vjen keq që nuk jua plotësova dëshirën për të qëndruar deri në fund, por duke qenë e vërtetë nuk mund të duroja hipokrizitë, fallcitetin, kinematë dhe teatrin e kukllave 2 lekshe. Sot ma keni mbushur shpirtin me shumë dashuri. Ju dua shumë! Aman se vdiqëm!,”-shkruhet në postimin e plotë të Ermionës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *