Një fustan i gjelbër u bë temë në rrjetet sociale, pasi ndjekësit e panë në një postim të reperit Mozzik, ndërkohë që Kiara Tito e mbante veshur në një fotografi të saj nga Kosova.
Në faqet rozë u spekulua për një marrëdhënie sentimentale mes tyre, por vet moderatorja sqaroi se mes këtyre lajmeve, nuk ka asgjë të vërtetë.
Kiara ka qenë pjesë e panelit të “Goca dhe Gra” në Top Channel dhe ndër të tjera, tregoi historinë e fotografive në Kosovë.
“Isha në Prishtinë, kisha për të prezantuar një festival. Dhe mora një nga këto fustanet që janë seri, që i blejnë shumë vajza, markë e njohur dhe ekonomike. E mora me vete, e vesha, shkova për të bërë vetullat. Bëra një foto në pasqyrë. Në darkë pashë që po më bënin tag fansat e Mozzik. Më thoshin si ia bëre këtë Loredanës, si ia bëre Mozzikut. Sigurisht që ishte lajm i pavërtetë, duhet ta mohoja menjëherë”, tha Kiara.