KFOR dënon incidentin ku u plagos një serb në Zveçan, kërkon zbatimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi

Misioni i KFOR-it në Kosovë përmes një komunikate për media ka dënuar incidentin e së hënës mbrëma ku një serb i Kosovës u plagos me armë zjarri në komunën e Zveçanit.

KFOR-i tha se pret që institucionet në Kosovë të kryejnë një hetim të plotë të ngjarjeve dhe t’i mbajnë ata përgjegjës para drejtësisë.

“KFOR-i vazhdon të monitorojë situatën dhe është plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë”, thuhet në reagim.

Po ashtu, KFOR ka përmendur edhe marrëveshjen e fundit mes Kosovës dhe Serbisë, duke bërë thirrje që ajo të zbatohet sa më shpejt.

“Progresi në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është kyç për sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe stabilitetin rajonal. KFOR-i mirëpret marrëveshjet e fundit të ndërmjetësuara nga BE-ja në këtë drejtim dhe inkurajon të dyja palët të zbatojnë detyrimet e tyre sa më shpejt që të jetë e mundur”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *