Krahas vlerave ushqyese, disa ushqime të ndryshme kanë aftësinë të veprojnë si nxitës të rritjes së dëshirës seksuale te meshkujt dhe femrat.
Ja cilat janë disa prej tyre:
Salmoni
Salmoni është plot me vlera ushqyese por për shkak të përbërësve të shumtë konsiderohet edhe një nxit i dëshirës seksuale. Përmban acidin Omega3 i cili rrit nivelin e neurotrasmetuesve e për pasojë ndikon në trurin e njeriut duke i përmirësuar dukshëm humorin. Është i pasur në vitamina A, B dhe C të cilat ndihmojnë në rritjen e dëshirës seksuale.
Çokollata e zezë
Çokollata e zezë rrit nivelin e serotoninës dhe dopaminës në tru, duke përmirësuar humorin dhe duke ulur nivelin e stresit.
Spinaqi
Spinaqi është i pasur me magnez, i cili zvogëlon inflamacionin në enët e gjakut. Rritja e qarkullimit të gjakut ndikon në dëshirën dhe performancën e dy partnerëve; gratë do ta kenë më të lehtë për të arritur orgazmën, ndërsa burrat do të kenë ereksione më të natyrshme.
Panxhari
Panxhari është i pasur në minerale që ndikojnë në prodhimin e hormoneve seksuale.
Bananet
Bananet janë të pasura me kalium që ndihmon për të luftuar natriumin e tepërt. Ushqimet e kripura zvogëlojnë rrjedhjen e gjakut drejt organeve gjenitale.
Frutat e thata
Shumica e varieteteve të frutave të thata janë të pasura me L-Arginine, i cili përmirëson funksionet seksuale tek meshkujt. Ato ndihmojnë me qarkullimin e gjakut, rrisin nivelet e energjisë dhe stimulojnë dëshirat seksuale.
Hudhra
Herën tjetër kur të uleni për një darkë romantike me partnerin/en, shtoni pak borzilok ose hudhër në pjatën tuaj. Era e borzilokut stimulon shqisat. Hudhra përmban nivele të larta të allicinës, e cila rrit rrjedhën e gjakut dhe rrit epshin.