Para pak ditësh, Gjuha Shqipe është futur në programin e Universitetit të Harvardit, dhe jo vetëm.
E konsideruar gjerësisht si një nga gjuhët më të vjetra në familjen e gjuhëve indo-evropiane, e ndryshme dhe e vetmja përfaqësuese e një dege të veçantë të gjuhëve indo-evropiane, gjuha shqipe mësohet vetëm në disa institucione të zgjedhura amerikane, si në: Universitetin shtetëror të Arizonës, Universitetin DePaul, Kolegjin Mercy në Dobbs Ferry, Nju-Jork dhe Universitetin e Harvardit.
Gjuha shqipe po mësohet edhe në universitetet e tjera të Shteteve të Bashkuara dhe në mbarë botën.
Është raportuar se një numër i konsiderueshëm studentësh zgjedhin të studiojnë shqip.
Në Kolegjin “Mercy” thuhet se një numër i konsiderueshëm studentësh zgjedhin të studiojnë shqip.
Sipas drejtorit të Programit të Gjuhëve të Huaja Moderne të Kolegjit “Mercy”, Alan Hartman, kishte më shumë studentë që studionin gjuhën shqipe në Kolegjin Mercy sesa në çdo kolegj tjetër në shtetin e Nju-Jorkut gjatë nëntorit 2021, raporton albinfo.ch.
“Shqipja është një gjuhë e rëndësishme në komunitetin tonë të afërt dhe një gjuhë e rëndësishme në Ballkan”, tha Hartman.
Po ashtu, në Yale, përmes programit të Drejtuar Independent Language Study (DILS), studentët mund të studiojnë një gjuhë që nuk mësohet në klasën e universitetit. Gjuha shqipe është ndër gjuhët e ofruara përmes këtij programi që nga viti 2001./Alsat-M/