Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në rrugën ‘Agim Ramadani’ në kryeqytet, ku vetura ka goditur dy vajza të reja, raporton Gazeta Sinjali.
Vetura me të cilën ka ikur shoferi nga vendi i ngjarjes është Audi 80 me targat 01-716-//.
Sinjali ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes, ku shihet se tashmë atje kanë dalë ekipi mjekësor, teksa bëhet e ditur se gjendja e dy vajzave është shumë e rëndë.
Sinjali ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, por që të njëjtit kanë qenë të paqasshëm.