Këto janë ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

Për ditën e sotme në vendin tonë janë të paralajmëruara këto ngjarje:

09:00 – 09:25
Mbahet edicioni i dytë i Samitit të Paqes dhe Demokracisë (KPDS) “Të ëndërrosh të (pa)mundurën: Ballkani Perëndimor i lirë nga situatat e krizës dhe në një rrugë drejt integrimit bashkëpunues”. Ambasadori i ShBA-së, Jeffrey Hovenier, do të mbajë një fjalim të hapjes. (Hotel “Four Points by Sheraton”, Prishtinë)

09:30 – 11:30
Në kuadër të Samitit të Paqes dhe Demokracisë, mbahet Paneli I “Synimi për marrëveshje: Perspektiva mbi arritjen e normalizimit gjithëpërfshirës të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”. (Hotel “Four Points by Sheraton”, Prishtinë)

10:00
Policia e Kosovës do të organizojë aktivitetin e shkatërrimit të armëve të llojeve të ndryshme, të cilat janë konfiskuar në raste të ndryshme penale dhe për të cilat kanë përfunduar të gjitha procedurat gjyqësore. (Metal Holding, magjistralja Prishtinë-Ferizaj, fshati Prelez)

10:00
Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë shqyrton Planin e Punës së Komisionit për sesionin vjeshtor 2023. (Kuvendi i Kosovës, N303)

10:00
Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) organizon konferencën “Barabarësia: Parakusht për ripërtrirje të demokracisë”, në përmbyllje të Javës së Gruas. (Ndërtesa e ish-Rilindjes)

11:00
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Planin e Punës së Komisionit për sesionin vjeshtor 2023. (Kuvendi i Kosovës, C203)

11:00
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton Planin e Punës të Komisionit për sesionin vjeshtor 2023. (Kuvendi i Kosovës, N204)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *