Këto janë inicialet dhe mosha e viktimave në aksidentin e sotëm

Sh.S, mashkull, 36 vjeç dhe M.S, femër, 35 vjeç janë dy viktimat e aksidentit të sotëm në magjistralen Prishtinë-Podujevë.

Zëdhënësja e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti, tha për IndeksOnline se informatën për aksidentin e kishin marrë rreth orës 04:40 të ditës së sotme.

Përveç dy të vdekurave janë edhe dy fëmijë që kanë pësuar lëndime.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, një veturë me targa të huaja e cila ka qenë në lëvizje dhe një autobus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *