Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet e reja të karburanteve të cilat do të jenë valide për 24 orë, me fillim nga ora 10:00.
Çmimi i benzinës ka rënë edhe për një cent në krahasim me dje, ndërkaq ai i naftës ka mbetur i njëjtë.
Çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt të naftës:
1. Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.78 € për litër;
2. Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.73 € për litër;
3. Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.78 € për litër.