Krimet Ekonomike në koordinim me Prokurorinë Themelore kanë zbarkuar mëngjesin e sotëm në Kompaninë Rajonale e cila merret me grumbullimin e mbeturinave ‘Ambienti’ në Pejë, ku janë arrestuar nëntë persona, prej të cilëve shtatë kanë përfunduar në ndalim policor.
Sipas burimeve të Neutral brenda policisë të arrestuarit janë drejtori i bordit Arton Muhaxheri dhe Armend Jupa, Shpetim Gashi, Nexhat Abdullahu, Diedon Berisha, Fisnik Ademi dhe Idriz Balaj. Kurse i dyshuari Gani Kryeziu, është lënë i lirë.
Të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprat penale “Keqpërdorim i pozitës zyrtare apo autoriteti zyrtar”, “Legalizimi i përmbajtjes se pavërtetë” dhe “Deklarim i rremë”.
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se Muhaxheri, Gashi, Ademi dhe Balaj, po dyshohen se pa bazë ligjore dhe duke tejkaluar kompetencat kanë favorizuar veten, bordin, si dhe disa persona nga stafi udhëheqës, me qëllim që të përfitojnë kompensime shtesë