Një 15-vjeçare shqiptare dhe një 23-vjeçar nga Gjeorgjia kanë humbur jetën në një aksident tragjik në Chania, Kretë. Sipas mediave greke dy të rinjtë ishin duke shëtitur me të dashurit e tyre, përkatësisht 23-vjeçari me të dashurën e tij 23-vjeçare greke dhe shqiptarja me një 17-vjeçar kur makina e tyre u aksidentua. Xhiroja e tyre rreth bregdetit u kthye në tragjedi pasi makina e tyre ka dalë nga rruga dhe pasi është përplasur me një pemë është përplasur kokë më kokë me një mjet bujqësor që po kalonte.
15-vjeçarja shqiptare që ka vdekur
Në të njëjtën kohë, në makinën bujqësore ndodheshin dy persona, një burrë 74-vjeçar i cili është plagosur dhe një grua. 23-vjeçare greke e dashura e 23-vjeçarit që vdiq po lufton për jetën pasi ndodhet në gjendje kritike për jetën. I plagosur rëndë është edhe kretani 17-vjeçar, i cili për momentin është stabilizuar dhe po trajtohet në spital.
I dashuri 17-vjeçar i shqiptares që vdiq
23-vjeçari që ka vdekur dhe e dashura e tij që po lufton me jetën