Samiti Ukrainë-Evropa Juglindore do të zhvillohet në datat 28 dhe 29 shkurt në Pallatin e Kongreseve, ku do të marrin pjesë 13 shtete të Evropës Juglindore.
Në këtë samit Kosovën do ta do ta përfaqësojë presidentja e vendit, Vjosa Osmani, raporton RTKlive.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski mbrëm ka arritur në Shqipëri. Aeroplani i presidentit ukrainas, u ul në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Tiranë rreth orën 23:00 të së martës.
Zelenski u prit nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani dhe ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.