Një përleshje fizike ka ndodhur mbrëmë në diskon “Hangover” në Gjakovë, ku dyshohet se janë përfshirë disa punëtorë të sigurimit, raporton Gazeta Sinjali.
Ata po dyshohen se kanë rrahur brutalisht një klient, të cilin e kanë bërë për spital, si pasojë e lëndimeve që ia kanë shkaktuar.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se katër personat që tashmë janë identifikuar nga Policia, si të dyshuar për rastin janë Fitim Gashaj, Herolind Hajdaraj, Mirlind Alijaj dhe Artan Shehu.
Të njëjtit janë arrestuar dhe më pas janë shoqëruar në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyre për rastin. Burimet thonë se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tyre është nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh.
Ndërkohë Policia e ka konfirmuar rastin dhe ka njoftuar se viktima ka marrë trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Gjakovës.
“Stacioni Policor-Gjakovë i është përgjigjur rastit në fjalë dhe pas një angazhimi operativ dhe hetimor është arritur të identifikohen dhe arrestohen 4 të dyshuar. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit me vendimin e të cilit 4 personat e dyshuar ndalohen në ndalim policor për 48 orë”.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.