Ndaj 6 zyrtarëve komunalë të komunës së Istogut është ngritur një aktakuzë për veprat penale të korrupsionit. Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda ka bërë të ditur se të njëjtit akuzohen për 21 vepra të korrupsionit.
Bazuar në aktakuzën e proceduar prej Prokurorisë, nga provat e grumbulluara gjatë hetimit njëvjeçar, ka dyshim të bazuar se zyrtarët e pandehur përgjatë ushtrimit të detyrës në 21 raste kanë keqpërdorur pozitën zyrtare, raporton Insajderi.
Këta janë të akuzuarit për 21 vepra penale në komunën e Istogut:
Jashar Blakaj (ish drejtor i Drejtorisë për Planifikim Urban dhe Mjedis)
Rrustem Gashi (zyrtar për Planifikim Hapësinor dhe Ndërtim)
Besart Dreshaj (ish drejtor i Drejtorisë për Planifikim Urban dhe Mjedis)
Isa Hoxha (ish drejtor i Drejtorisë për Planifikim Urban dhe Mjedis)
Elfete Blakaj (përgjegjëse për mjedis)
Rexhep Blakaj (udhëheqës i sektorit për planifikim dhe rregullim urban)
Keta persona prezumohen te pafajshem deri ne nje vendim perfundimtar nga Gjykata.