Këta janë emrat e të arrestuarve për dallavere me subvencione

Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pas hetimeve disa mujore, në koordinim me Prokurorinë Speciale kanë zhvilluar sot aksion në disa komuna.

Gjatë këtij aksioni u njoftua se 11 persona u arrestuan nën dyshimet për dallavere me subvencione.

Gazeta Insajderi ka mësuar se disa prej personave të arrestuar në kë aksion, janë Liridon Fandaj, Artan Elezi, Hysni Morina dhe Afrim Mehmetaj.

Ndërkohë që Gazeta Insajderi ka raportuar se njëri prej të arrestuarve në këtë aksion është asambleist i Lëvizjes Vetëvendosje, Liridon Fandaj, i cili në profilin e tij në Facebook ka postime dhe fotografi të shumta të aktiviteteve si aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje.

Të arrestuarit gjatë këtij aksioni dyshohet së janë përfshirë në veprat penale: ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritet zyrtar’, ‘marrja e ryshfetit’, ‘dhënia e ryshfetit’, ‘mashtrimi me subvencione’ ‘falsifikimi i dokumenteve zyrtare’ dhe ‘pengim i të provuarit apo procedurës zyrtare’.

Nën dyshimin për keqpërdorime në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, operacioni u zhvillua në Pejë, Istog, Deçan, Viti Suharekë dhe Ferizaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *