Këta janë dy zyrtarët policorë për të cilët IPK po kërkon suspendim

Inspektorati Policor i Kosovës kërkon që dy zyrtarëve të Policisë së Kosovës t’u shqiptohet masa e suspendimit. Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se ata dyshohen për kryerjen e tri veprave penale.

Sinjali mëson ekskluzivisht nga burimet e veta se bëhet fjalë për toger Ilir Xhemaili, komandant i pikës statike në Izvor dhe Marian Gizdiç, hetues në Forenzikën Rajonale në Drejtorinë Rajonale në Mitrovicë të Veriut.

Xhemaili dhe Gizdiç dyshohet se nuk kanë përfillur urdhrat e prokurorit të rastit, i cili kishte urdhëruar që mos të futet askush në objektin ku u krye bastisja gjatë operacionit antidrogë në veri të vendit.

Kështu ata kanë hyrë në pronën e Sinisha Nedelkoviç e ku më pas dyshohet se kanë konfiskuar një hardisk dhe shtatë fishekë.

Sipas njoftimi të IPK-së, Xhemaili dhe Gizdiç dyshohet se kanë kryer veprat penale  “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Pengim i të provuarit apo procedurës zyrtare” dhe “Dhënia e ndihmës kryeseve pas kryerjes penale”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *