Një 16 vjeçare është dhunuar nga dy vëllezër për dy muaj me rradhë. Hetimet për rastin, nisën kur viktima raportoi në polici për të gjitha ndodhitë, gjë që shtyu policinë të aktivizohet më shumë dhe t’i vendos në pranga dy të dyshuarit.
Rasti ka ndodhur në fshatin Veleknicë ku dyshohet se dy vëllezërit Lorent Murseli, 19-vjeçar dhe Artir Murseli, 24-vjeçar, kanë kryer dy muaj rresht mareëdhënie seksuale me të miturën, bazuar në dëshminë e vajzës që ka dhënë para policisë.
16 vjeçarja ka rrëfyer në detaje se si ka ndodhur ngjarja për dy muaj me rradhë, gjatë periudhës mars dhe prill të këtij viti.
Njëri prej tyre ështe edhe i martuar.
Dy të dyshuarit tashmë janë dërguar në Qendrën e Mbajtes për 48 orë, ku ndaj tyre do të ngritet akuzë për veprën penale “Dhunim”.