Këta janë dy policët të plagosur në Skenderaj, shkak shqiptimi i një gjobe

Rreth orës 00:30 në Skenderaj në një pikë kontrolli të Policisë, si rezultat i shqiptimit të një tikete të trafikut, ka ardhur deri te një konflikt në mes të Policisë dhe disa personave, me ç’rast janë përdorur edhe armët e zjarrit.

Nga shkëmbimi i zjarrit janë plagosur dy policë të cilët tashmë kanë arritur në QKUK dhe janë duke marrë trajtim mjekësor.

Dyshohet nga shkëmbimi i zjarrit u plagosen policët Enver Smakiqi dhe Mërgim Geci pasi rreth orës 00:30 në një pikë kontrolli të Policisë, si rezultat i shqiptimit të një tikete të trafikut, ka ardhur deri tek konflikti në mes të policëve dhe Lushtakut me vëllezërit e tij, me ç’rast janë përdorur edhe armët e zjarrit.

“Mitropol” mëson se në vendin e ngjarjes ndodheshin 4 policë, dy prej të cilëve nuk reaguan. “Mitropol” mëson se Policia është vënë në kërkim për të arrestuar të dyshuarit.

Sipas burimeve të portalit, tri vetura të Njësiteve Speciale të Policisë u nisën nga Mitrovica drejt Skenderajt për të kryer arrestimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *