Kërkohet paraburgim për drejtorin e Shërbimeve Publike në Fushë Kosovë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj drejtorit të Shërbimeve Publike në Fushë Kosovë, Maliq Berisha.

Këtë për Express e konfirmoi zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj.

“Ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës kompetente, ndaj të dyshuarit, për shkak të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, sipas KPRK-së”, tha ajo.

Berisha është ndaluar dje për 48 orë nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *