Kërceu nga kulmi i xhamisë: Kjo është gruaja që kreu vetëvrasje në Podujevë

Një ngjarje e rëndë që ndodhi sot gjatë ditës ka tronditur jo vetëm qytetin e Podujevës, por edhe më gjerë. Një grua dyshohet se vendosi t’i japë fund jetës së saj duke kërcyer nga një lartësi në një objekt fetar në rrugën ‘Ali Ajeti’.

Sinjali mëson se viktima është Kimete Islami58-vjeçare.

E ndjera dyshohet se kishte hipur në kulmin e një xhamie dhe që aty kishte komunikuar me dy dëshmitarë të rastit. Më pas ajo dyshohet se ka kërcyer nga kulmi i objektit fetar, duke humbur kështu jetën si pasojë e lëndimeve të rënda që mori.

Njësiti mjekësor i emergjencës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku mjeku kujdestar pas ekzaminimit për shenjat vitale ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë.

Po ashtu në vendngjarje kanë dalë edhe njësitë policore, të cilët kanë kryer ekzaminimet e nevojshme, duke identifikuar viktimën me anë të mjetit identifikues të cilin e kishte në çantën e saj.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion dhe rasti është cilësuar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *