Kërcet dajaku mes çiftit në Lipjan: 26-vjeçarja rrahet me të dashurin, nga spitali përfundojnë në Polici

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste të grave që përjetojnë dhunë në forma të ndryshme nga personat të cilët i kanë zgjedhur të ndajnë jetën me ta, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në Lipjan, ku një çift janë përfshirë në një përleshje fizike dhe për pasojë përfunduan në Polici.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se një 26-vjeçare po dyshohet se është rrahur me të dashurin e saj, me të cilin bashkëjetojnë që një kohë, pas një konflikti verbal që kanë pasur mes vete.

Për shkak të goditjeve ndaj njëri – tjetrit, dy të dyshuarit janë dërguar për ndihmë mjekësore dhe më pas janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me të përfunduar procedurat policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit ndaj tyre për veprën penale “Dhunë në familje”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *