16:13 – Sot
Një 43-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Klodjan Zoga ka ndërruar jetë pas sherrit me pronarin e një dyqani në Itali.
Sipas medieve italiane, ai kërcënoi me thikë një zejtar, i theu xhamin e dyqanit të tij, u plagos rëndë dhe u largua.
Ai u gjet i vdekur pak kilometra më tutje me makinën me të cilën ishte arratisur.
Ngjarja ka ndodhur në krahinën e Leçes.
Klodjan Zoga ishte me banim në Poggiardo dhe punonte murator.
Trupi i tij u gjet pranë Parco dei Guerrieri në Poggiardo, disa kilometra larg dyqanit të vendosur në Cocumola, një fshat i Minervino.
Sipas policisë, shqiptari mëngjesin e djeshëm shkoi i armatosur me thikë në Cocumola, duke kërcënuar pronarin e dyqanit me të cilin kishte pasur një mosmarrëveshje në të shkuarën.
Pas kërcënimeve, ai dëmtoi një xham por u plagos dhe u largua me makinën e tij.
Karabinierët u lajmëruan nga shoferët kalimtarë./Abcnews.al/