Kërcënohet keq pronari i klubit të njohur në Kosovë, kjo është arsyeja

Një rast jo fort i zakonshëm ka ndodhur mbrëmë në fshatin Stanoc të komunës së Vushtrrisë, ku një person është përballur me kërcënime nga një 44-vjeçar, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për pronarin e një klubi nate, i cili pranoi kërcënime përmes telefonit lidhur me një grua të cilën e kishte lejuar të hyjë në lokal.

39-vjeçari vendosi që rastin ta denoncojë në Polici, me ç’rast njësitet kanë shoqëruar në stacion policor për intervistim personin e dyshuar.
Me vendim të prokurorit, 44-vjeçari do të hetohet nën dyshimet se ka kryer veprën penale ‘Kanosje’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *