Kërcënohen me bomba spitalet në Serbi

Raportimet për disa bomba të vendosura kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në Qendrën Spitalore Klinike “Zvezdara” dhe Akademinë Mjekësore Ushtarake në Beograd, ka konfirmuar për Fonet Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

“Ekipet janë në terren në të dyja institucionet dhe gjithçka do të kontrollohet”, thuhet në MPB.

Ditët e fundit ka pasur raportime për mjete shpërthyese të vendosura në shkolla në Beograd, por edhe në vende të tjera në Serbi.

Pardje në adresat e 117 shkollave fillore dhe të mesme në Beograd është dërguar një e-mail kërcënues, ku thuhet se në ato shkolla janë vendosur bomba, si dhe se Beogradi do të fluturojë në ajër, ndërsa dje disa shkolla në Novi Sad dhe një shkollë në Sombor u raportuan se ishin vendosur bomba.

Denoncimet kanë qenë të rreme, por policia nuk ka rënë në gjurmët e autorëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *