Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi, dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, janë marrë nën mbrojtjen e policisë së Kosovës.
U raportua se Krasniqi dhe Abdixhiku, ishin kërcënuar nga grupet terroriste serbe lidhur me rastin e Banjskës.
Lidhur me këto kërcënime ka folur ish-polici Ridvan Tahiri.
Tahiri tha në Info Magazine në Klan Kosova se rreziku mund të jetë shumë i madh.
Ai ka folur edhe për eksperiencat personale gjatë shoqërimit si truproje i personave VIP.
“Kur e kemi dërguar kryetarin e Kuvendit, në veri në “zonat e nxehta” siç i quajmë ne si truproje, kemi qenë më vigjilentë sepse e kemi pritur një sulm të papritur që mundet na ardhë. Kur vijnë informatat prej policisë se jemi duke lëvizur në Mitrovicë, Gjilan aty ku është zona e kuqe, duhet të jesh më vigjilent, edhe mbrojtja bëhet më ndryshe, më taktike me armë të gjata”, tha Tahiri.