Keni kujdes kur të shkoni në Maqedoninë e Veriut: Nëse e lini veturën 2 orë në parking do të paguani mbi…

Kosovarët që shkojnë në Maqedoninë e Veriut duhet të kenë kujdës kur ta lënë veturën në parking me para.

Një kosovare është “djegur” keq pasi fatura për 2 orë në parking I ka ardhur hiq më pak se 16 euro, shkruan Neutral.al.

Ajo thotë se gjatë ditës së djeshme në momentin që ishin kthyer ta merrnin veturën e tyre të cilën e ksihin lënë në një parking, kanë parë se vetura ka qenë e lidhur nga inspeksioni i parkingjeve dhe se të njejtit ia kanë faturuar parkimin e veturës në vlerë prej 16 eurove, për një kohë të shkurtër.

“Në orën 18:10, e kemi lënë veturën në një parking, kur e kemi lënë veturën aty nuk na kanë thënë asgjë. Kur jemi kthy e kemi pa veturën me shtipalk dhe rrota ka qenë e lidhur dhe një faturë me vlerë prej 16 eurove. Dallavergji.”, tregoi qytetarja.

“Na kanë pyetur se përse nuk e kemi paguar parkimin qysh në fillim, dhe si për pasojë duhet paguar 16 euro”, shtoi ajo.

“Në ora 20:00 jemi kthy tek parkingu, asnjë veturë nuk ka qenë goma e lidhur, vetëm e jona. Ato tjerat kanë qenë vetura të Maqedonisë edhe parkingi ka qenë maqedon, as s’na kanë dhanë letër, as sen”, tha për Demos qytetarja.

Nuk është hera e parë që kosovarët e pësojn keq në Maqedoninë e Veriut, të keni kujdes kur të shkoni./Neutral.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *