Këngëtarja shqiptare në gjendje jo të mirë shëndetësore, anulon koncertin

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Eleni Fouriera, për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore ka anuluar koncertin e saj në Qipro.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë këngëtarja, e cila ka rispostuar një deklaratë të vendit ku ajo do të mbante performancën. Sipas deklaratës së publikuar performanca e Fouriera-s është anuluar për arsye shëndetësore.

“Fatkeqësisht, për arsye shëndetësore, paraqitja e Eleni Foureira të premten më 22 korrik nuk do të mund të performojë. Ekipi i  uron asaj shërim të shpejtë. Kinky Party do të vazhdojë normalisht dhe ne do të jemi në kontakt sërish për rezervime”– thuhet në deklaratë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *