Këngëtarja thotë se ka gjetur ‘binjaken’ e saj

Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme apo aktivitetet muzikore.

Jo të pakta janë rastet kur të famshmit rastisin në gjetjen e sozive të tyre, përkatësisht personave që ngjasojnë shumë me ta.

Duket se në diçka të tillë ka rastisur edhe këngëtarja nga Vitia, e cila ka ndarë me ndjekësit e saj një video të një vajze, e cila në fizionominë e fytyrës ngjan shumë me këngëtaren shqiptare.

“A duket ajo sikur unë? Kjo më frikëson mua”, ka shkruar Halimi në mbishkrimin e videos së ndarë me ndjekësit e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *