Dy reperët e njohur kosovar, MC Kresha dhe Ghetto Geasy ka vite që nuk flasin me njëri-tjetrin.
Përkundër se në fillimet e karrierës së tyre ishin shokë por dyshja i ndanë rrugët dhe tash e shumë vite nuk flasin me njëri-tjetrin, shkruan Neutral.al.
Por, duket se inateve mes dyshes i ka ardhur fundi. Të paktën kështu duket.
Sot Luana Vjollca publikoi këngën “Nuk po ma qet” në bashkëpunim me MC Kreshën.
Se a është bërë “sebep” Luana Vjollca për pajtimin e dy reperëve, mbetet të shihet./Neutral.al/