Këngëtari shqiptar kërkon mendimin e publikut nëse duhet të futet ose jo në BBV

Këngëtari Skerdi Ago duket se ka marrë një ftesë nga produksioni i Big Brother Vip Kosova për të qenë pjesë e kastit të banorëve. Por artisti kërkon mendimin e publikut për të vendosur nëse do të bëhet pjesë apo jo.

“Big Brother, të futem apo jo, dua një mendim nga ju si dashamirës të muzikës time”, ka shkruar ai në Instastory.

Deri më tani Skerdi nuk ka publikuar asnjë përgjigje të ndjekësve dhe vendimi i tij për pjesëmarrjen në BBVK mbetet ende i paditur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *