Këngëtari i njohur Tom Mann ka njoftuar se e fejuara e tij Danielle Hampson ka vdekur në ditën e dasmës së tyre.
Ylli i X-factor 28 vjeçar ndau homazhet të hënën në Instagram, ku zbuloi se dashuria e jetës së tij dhe nëna e djalit të tij 8 muajsh ndërroi jetë në orët e para të së shtunës.
“Nuk mund ta besoj që po i shkruaj këto fjalë, por e dashura ime Dani – mikesha ime më e mirë, gjithçka imja dhe më shumë, dashuria e jetës sime – vdiq në orët e para të mëngjesit të së shtunës, 18 qershor. Ajo që supozohej të ishte dita më e lumtur e jetës sonë përfundoi me thyerje zemre.
Ne kurrë nuk arritëm në altar; të bënim betimet tona, ose të kërcenim valsin tonë të parë, por ti e di që ti ishe e gjithë bota ime dhe gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë, Danielle. Unë do ta mbaj këtë unazë që duhej ta mbaja gjithmonë si shenjë e dashurisë sime të pakushtëzuar për ty.
Jam plotësisht i thyer duke u përpjekur ta shkruaj këtë dhe sinqerisht nuk e di se ku të shkoj nga këtu, por e di që duhet të përdor çdo forcë që mund të mbledh për djalin tonë të vogël.“, shkroi mes të tjerash këngëtari krahas një fotoje të partneres me djalin e tyre u shpreh këngëtari