Industria e muzikës është gjithmonë e mbushur me artistë të rinj, e njëri prej tyre është edhe Lir Tahiraj.
Ai ka publikuar këngën e tij të re dhe ka filluar të marrë vëmendjen e merituar nga audienca, shkruan gazeta Neutral.
Kënga titullohet “Qa Thu” dhe ka një refren të paharrueshëm.
Ky është vetëm një premtim fillues i asaj që mund të jetë një karrierë e gjatë dhe e suksesshme, me talentin e tij dhe bazën e fansave në rritje, e ardhmja duket e ndritur për artistin dhe mezi presim të shohim se çfarë na rezervon më pas.
Liri tashmë menaxhohet nga menaxheri, Ilir Balija nga IB Events.
Shijoni këtë perlë të artistit, që padiskutim do të shndërrohet në hit.