Kejvina Kthella rrëfeu aksidentin me makinë, reagon shoferi i mjetit tjetër: Ishte arrogante! Iku se ishte e dehur, makinën e kishte marrë me qira

Pas rrëfimit të modeles Kejvina Kthella për aksidentin me makinë, ka ardhur reagimi i palës tjetër. Shoferi që drejtonte makinën tjetër e cilëson Kejvinën si arrogante që u largua nga vendi i ngjarjes, histori që modelja e rrëfeu plot humor duke thënë se u nis për Vlorë me shoqet.

Në një reagim për JOQ, tha se Kejvina u largua se ishte e dehur dhe kishte frikë nga testi i alkoolit, bën një koment për madhësinë e automjetit duke thënë se ka përmasa 2 herë më të mëdha se makina që modelja kishte marrë me qira.  

“Mirë që fajtore ishte ajo, por kishte një sjellje të jashtëzakonshme arrogante dhe më e bukura ishte se u lagua nga vendi aksidentit. Nuk denjojë të priste policinë. Keto vipa po prodhon televizioni. Shiten shumë shtrenjtë në Instagram dhe ekran, por që realisht janë njerëz pa edukatë dhe pa etikë komunikimi.

Ndihem me të vërtetë i indinjuar nga deklaratat e ‘vipes më të madhe në vend’, Kejvina Kthellës. Me paturpësinë më të madhe, perveç se përdor gjuhë tallëse ndaj qytetarëve që ka aksidentuar, e tregon të gjithë ngjarjen me një delir madhështie, sikur ka bërë një veprim që është për t’u vlerësuar.

Une jam qytetari që më ka aksidentuar. E nderuara Kthella, perveçse arrogante në komunikim, ka bërë dhe një sjellje komplet të papërgjegjshme në vendin e aksidentit. E gjithë menyra sesi e tregon ngjarjen, tregon shumë për të si njeri.

Dhe dua t’i them Kejvinës që makinën e kishe të marrë me qira, mos e shit veten per diçka që nuk je. Dhe së fundmi, i them Kthellës mos ta prargjykojë librin nga kopertina. Nuk e di me çfarë niveli njerëzish ke të bësh. P.S: Makinën e kam dy herë më të madhe se ajo që kishe marrë ti e dashur me qira!”, është shprehur ai. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *