KEDS del me një njoftim të rëndësishëm për reduktimet e rrymës

Me reduktime të rrymës vendi po përballet edhe të enjten, 6 orë me rrymë dhe 2 pa të.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala i cili tha se kufizimet janë bazuar në instruksionet e KOSTT-it.

Megjithatë, zëdhënësi Buzhala ka thënë se gjatë ditës pritet të përmirësohet furnizimi me energji elektrike.

“Aktualisht ka reduktime, ndërsa sot pasdite pritet përmirësimi i furnizimit me energji elektrike”, tha ai.

Buzhala thotë se qeveria ende nuk ka disbursuar mjetet financiare tek KESCO.

KOSTT ka njoftuar dje pasdite se qytetarët e vendit që sipas masave dhe procedurave operative për balancim të Sistemit Elektroenergjetik të Kosovës në kushtet e pamjaftueshmërisë së furnizimit që parashihen me Kodin e Rrjetit, instruksionet për kufizim të furnizimit mbesin në fuqi deri në stabilizimin e situatës që do të thotë sigurimin e energjisë elektrike të nevojshme për mbulimin e konsumit nga operatorët përgjegjës në treg: Furnizuesi Publik (KESCO) dhe Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (KEDS).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *