Kearns për sulmin në Banjskë: Armët ishin serbe dhe ushtarake, Afrim Bunjaku shpëtoi jetë atë ditë

Deputetja britanike, njëherit kryesuese e Komitetit për Politikë të Jashtme në Parlamentin e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns është deklaruar pas vizitës së saj treditore në Kosovë gjatë kësaj fundjave.

Kearns ka thënë se ishte privilegj ta vizitonte për herë të parë Kosovën, teksa foli edhe për takimet që pati me krerët e shtetit, e jo vetëm. 


“Ishte privilegj ta vizitoja Kosovën për herë të parë. Tre ditë të ngarkuara dhe mundësi për të diskutuar për shqetësimet urgjente të sigurisë, nevojën për dialog ndërmjet komuniteteve dhe për të dëgjuar zërat e Kosovës. Faleminderit presidente Vjosa Osmani që më ftove dhe më prite. Vizita ime erdhi gjatë fundjavës që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua me emisarët ndërkombëtarë për Ballkanin. Ne patëm diskutim kuptimplotë për sigurinë e Kosovës, nevojën për ekuilibrim brenda komunitetit ndërkombëtar në procesin e dialogut dhe llogaridhënien si bazë për paqe. Gjatë vizitës dëgjova sa më shumë zëra që ishte e mundur, nga sa më shumë komunitete që pata mundësi. Vizitova Prishtinën, Graçanicën, Prizrenin u takova me grupe për të drejtat e grave, shoqëri civile, të rinj dhe aktivistë LGBTQ+. Ishin mendjemprehtë, magjepsës dhe frymëzues”, ka shkruar Kearns.

Ajo gjithashtu tha se vizitoi edhe familjen e heroit Afrim Bunjaku, rreshterit që u vra në sulmin terrorist në Banjskë më 24 shtator.

“U jam mirënjohëse Policisë së Kosovës dhe ministrit të Brendshëm që më informuan në detaje për sulmin terrorist të 24 shtatorit, përfshirë planifikimin e tij. Armët që gjetën ishin serbe, të shkallës ushtarake dhe shumë moderne. Profesionalizimi dhe përkushtimi i tyre ndaj të gjitha komuniteteve ishte i dukshëm. U nderova edhe nga familja e Afrim Bunjakut, policit të vrarë nga terroristët më 24 shtator. Familja e Bunjakut më ftoi me mirësi në shtëpinë e saj, që të ofroja ngushëllimet e mia. Fjalët e mia kurrë nuk mund të largojnë dhembjen e tyre, por Afrimi shpëtoi jetë atë ditë dhe desha ta tregoja respektin tim”, ka thënë Kearns.

🧵It was a privilege to visit Kosovo for the first time.

A busy three days, and an opportunity to discuss pressing security concerns, the need for dialogue between communities & to listen to the voices of Kosovo.

Thank you President @VjosaOsmaniPRKS for inviting & receiving me. pic.twitter.com/LGGsr7VMiX— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) October 23, 2023

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *