Enca në mesnatë ngacmoi ndjekësit me një fotografi.
Aty dukej një çift në moment intim.
Këngëtarja e njohur nuk tha asgjë më shumë por kaq mjaftoi që në portalet shqiptare, lajmi të bëjë xhiron e ditës.
Publikimi i kësaj fotografie u mor si konfirmim i lidhjes së këngëtares.
Megjithatë, foto ka qenë vetëm një ‘grackë’ që për Encën ka shërbyer si formë eksperimenti.
“Nga replikat tuaja në story e mëparshëm kuptova që:
doni ta mbani hundën kudo përveçse në punët tuaja,
mezi po prisni të më shihni të fejuar/martuar,
jeni super racista dhe mendoni që vini nga gjak mbretëror,
[dhe komente të llojit] “e paske kap sheikun e”, “hë pra ja ke ngelë me arab”,
hë pra se bën sikur ikën dhe paguan pushimet vet”- është shprehur Enca në postimin e saj.
Duke qeshur me lot me komentet, me shumë gjasë bëhet fjalë për shumë zhurmë për asgjë! /Prive.al