Kapet shoferi që goditi dy vajzat e reja në rrugën ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë

Mbrëmë rreth orës 22:10 në rrugën ‘Agim Ramadani’ ka ndodhur një aksident i rëndë në trafik, ku një veturë ka goditur dy vajza të reja të cilat po kalonin rrugën në vendkalimin për këmbësorë. Shoferi i cili po drejtonte veturën që shkaktoi aksidentin, kishte ikur nga vendi i ngjarjes.

Por ai është kapur nga Policia e Kosovës, ku pas arrestimit i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj, e cila tha se ai dyshohet për kryerjen e dy veprave penale.

Sot, me urdhër të prokurorit është ndaluar një person i dyshuar, për shkak të veprave penale “Rrezikimi i trafikut publik” dhe “Mosdhënia e ndihmës ndaj personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik”. Personi i dyshuar ndodhet nën masën e ndalimit prej 48 orësh”, tha Ulaj.

Po ashtu ajo njoftoi se të lënduarat në këtë rast janë dërguar për tretman mjekësor dhe se lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme.

sinjali

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *